Prishtinë, 9 korrik 2026 11:37
Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se hetimet dhe provat e administruara deri më tani dëshmojnë se Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë. Kjo u theksua nga prokurori special Bekim Kodraliu gjatë fjalës hyrëse në gjykim ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjksë, ku ai tha se provat e mbledhura kanë vërtetuar kryerjen e veprave penale nga të akuzuarit, si dhe përfshirjen e Serbisë në organizimin e tyre.
Kodraliu deklaroi se, pas hetimeve të zhvilluara, është vërtetuar se të pandehurit Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimiq i kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, sipas përshkrimit në aktakuzë.
Sipas Prokurorisë, një nga provat kyçe është analiza e kryer nga FBI-ja, e cila ka konstatuar se mostrat e dheut të marra nga çizmet e sekuestruara të të pandehurit Viçentijeviq përputhen me mostrat e dheut të marra pranë kanalit Ibër-Lepenc, pasi nuk kanë dallime në ngjyrë, strukturë dhe përbërje.
Prokuroria bëri të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë, municion, granata dore, raketahedhës (zolla), pajisje të radio-lidhjes, uniforma ushtarake, çizme të lagura dhe të përlyera me baltë, pajisje elektronike, si dhe prova të tjera materiale që tashmë janë administruar në procedurën gjyqësore.
Sipas Prokurorisë Speciale, të gjitha këto prova mbështesin aktakuzën dhe argumentojnë jo vetëm përfshirjen e të akuzuarve në rast, por edhe rolin kyç që, sipas hetimeve, ka pasur Qeveria e Serbisë në përgatitjen e sulmit terrorist në Banjskë.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Policia: Kampi “Enver Zymeri” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Sveçla për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
Pas pamjeve të dhunës ndaj të miturës, Policia e Kosovës arreston të dyshuarën