Prishtinë, 29 prill 2026 11:01
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Ky takim vjen pas shpërndarjes së Kuvendit, e cila ndodhi pasi deputetët nuk arritën të zgjedhin Presidentin e ri brenda afatit të përcaktuar.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në kabinetin e Presidencës duke filluar nga ora 14:00.
“Në orën 14:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi”, thuhet në njoftim.
Afati kushtetues prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit përfundoi mbrëmë në mesnatë. Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, në rast se brenda këtij afati nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë automatikisht.
Haxhiu bëri të ditur se zgjedhjet e reja do të shpallen në përputhje me afatet kushtetuese.
“Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë. Zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha Haxhiu, në fund të seancës, fiks në orën 00:00.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Policia: Kampi “Enver Zymeri” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim