Prishtinë, 7 gusht 2026 20:20
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për identifikimin e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok, tha se u dëshmua edhe një herë gjenocidi i kryer serb.
“Kjo gjetje dëshmon edhe një herë për krimet e kryera nga shteti gjenocidal serb, ku mijëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë, u zhdukën dhe u dhunuan, ndërsa afro një milion të tjerë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. Kjo dëshmon njëkohësisht edhe rëndësinë e trajtimit me seriozitet të çdo informacioni që mund të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.
Gërvalla tha se krimet e kryera gjatë luftës nuk përfundojnë vetëm me kryerjen e tyre.
“Përpjekjet për fshehjen e viktimave dhe zhdukjen e gjurmëve të krimit, po ashtu, kanë zgjatur dhimbjen e familjeve dhe e kanë bërë kërkimin e së vërtetës një detyrim që vazhdon edhe sot. Pikërisht për këtë arsye, asnjë informacion dhe asnjë lokacion i dyshuar nuk mund të mbetet pa u trajtuar me seriozitetin më të madh”, vazhdon reagimi.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate për media, kanë njoftuar se janë identifikuar mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar, gjatë procesit të gërmimeve në Zubin Potok.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit