Prishtinë, 2 gusht 2026 15:25
Mjekë, profesorë, inxhinierë, mësues, studentë, nxënës, punëtorë, baballarë e bij ishin mes 23 civilëve shqiptarë të vrarë më 19 prill 1999, trupat e të cilëve dyshohet se u varrosën fshehtas në Kalludër të Vogël, në veri të Kosovës.
Sipas dëshmisë së serbit Ranko Tepavac, të dhënë para hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës në vitin 2003, policia serbe ishte njoftuar menjëherë pas krimit, por në vend të hetimit dhe arrestimit të autorëve, urdhëroi fshehjen e trupave.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka rikujtuar se informacionet për këtë krim kanë qenë të njohura prej vitesh, ndërsa ka theksuar se “në vend të hetimit dhe arrestimit të kryerësve, filloi fshehja e krimit”.
Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër të Vogël, mediat serbe raportuan për arrestimin në Kralevë të një personi me inicialet R.T., që përkojnë me ato të Ranko Tepavac. Kandiq kërkoi publikisht informacione për fatin e tij.
Në një tekst autorial, Kandiq publikoi emrat dhe të dhënat e 23 personave të zhdukur, mes tyre mjekë, profesorë, mësues, aktivistë, studentë e nxënës nga Mitrovica, Skënderaj dhe rrethina.
Ajo theksoi se pas secilit emër fshihet një histori familjare dhe një jetë e ndërprerë dhunshëm, duke kujtuar se “njerëzit mbajnë mend njerëzit”.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari