Prishtinë, 31 korrik 2026 08:43
Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të përjashtohen nga punësimi në institucionet e shërbimeve publike në Serbi. Në konkursin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për pranimin e rreth 400 zjarrfikësve të rinj, asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur, shkruan Veritasinfo.
Nga Komuna e Preshevës janë pranuar dy zjarrfikës, ndërsa nga Bujanoci tre, por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Ky është një tjetër konkurs ku kandidatët shqiptarë mbeten jashtë, duke forcuar edhe më shumë argumentin për diskriminim në punësimin publik.
Përfaqësuesit shqiptarë e konsiderojnë këtë praktikë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të pakicave, duke theksuar se përjashtimi i shqiptarëve nuk kufizohet vetëm te Shërbimi i Zjarrfikësve, por vazhdon edhe në polici dhe institucione të tjera shtetërore.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, reagoi dje ndaj këtij diskriminimi, duke e quajtur alarmuese gjendjen e shqiptarëve të Luginës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës