Prishtinë, 30 korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për vendin, duke konfirmuar se Kompakti i MCC për Kosovën do të vazhdojë.
Ajo bëri të ditur se është informuar zyrtarisht nga Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi strategjik për Kosovën.
“Pas takimeve shumë të frytshme në Washington D.C, ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, u informova zyrtarisht nga z. Landau se Administrata Trump ka dhënë miratimin për vazhdimin e këtij programi — një projekt me ndikim të thellë në sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë,” shkroi Osmani.
Ajo e cilësoi këtë si një lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj