Prishtinë, 30 korrik 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj M.A, i cili ngarkohet me katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, trafikim dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, si dhe mbajtje e paautorizuar e armëve.
Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, në zonën përreth objektit të Komunës së Zveçanit, M.A dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur rëndë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të KFOR-it, duke përdorur shufra metalike, koktej molotovi, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri. Ai akuzohet se, së bashku me persona të tjerë, ka ushtruar dhunë të ashpër, duke mos iu bindur urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarjen paqësore të turmës.
Si pasojë e dhunës janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe disa policë të Kosovës, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe të mediave.
Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e një arme zjarri dhe shkatërrimin e substancave narkotike të sekuestruara gjatë hetimeve, si dhe vazhdimin e paraburgimit për të pandehurin deri në përfundim të procesit gjyqësor.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind