Prishtinë, 26 korrik 2026 18:54
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një rritje të interesimit të aplikantëve, ku numri arrin në 1000 më shumë se vitin e kaluar e në mesin e studentëve të pranuar janë edhe katër nga diaspora.Rektori i këtij universiteti, Arben Hajrullahu tha se ky është lajm shumë i mirë dhe dëshmon punën e madhe që bëhet në Universitetin e Prishtinës.
“Këtë vit kemi pasur rritje mbi 1,000 aplikantë, ka më shumë se sa në vitin paraprak. E kjo është një lajm shumë i mirë dhe që e dëshmon punën e madhe që është dhe që është duke u bërë në Universitetin e Prishtinës, i cili vazhdon të jetë universiteti lider jo vetëm në Kosovë, por në rajon, në të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkan e në botë. Po, ka edhe aplikantë edhe nga vendet fqinje të Kosovës, përveç vendeve të rezervuara, e është shumë e mirë se këtë radhë vetëm në afatin e parë janë pranuar edhe 4 studentë nga diaspora”, tha Hajrullahu.Hajrullahu u shpreh se janë miratuar vendet e rezervuara për shqiptarët në Turqi me prejardhje nga Kosova, për arbëreshët e Italisë, si dhe për diasporën që kanë prejardhje nga Kosova.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari