Prishtinë, 24 korrik 2026 15:22
Ministria e Mbrojtjes po vazhdon investimet në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke planifikuar ndërtimin e objekteve të reja në kazermat e Gjilanit, Gjakovës dhe Istogut.
Për këtë projekt janë paraparë investime në vlerë prej 3 milionë eurosh, ndërsa realizimi i tij është planifikuar të zhvillohet gjatë një periudhe trevjeçare.
Ndërtimi i infrastrukturës së re synon të përmirësojë kapacitetet operacionale të FSK-së dhe të krijojë kushte më të mira pune dhe shërbimi për personelin ushtarak.
Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës ushtarake dhe rritjen e gatishmërisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me objektivat për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të saj.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit