Prishtinë, 23 korrik 2026 09:38
Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 10 oficerë të rinj, të cilët kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Sipas tij, diplomimi i oficerëve nga Kosova përbën një moment krenarie për institucionet e vendit dhe dëshmi të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake sipas standardeve të NATO-s, përcjell Veritasinfo.
Maqedonci theksoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po forcohet vazhdimisht, duke veçuar rritjen e numrit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që ndjekin studime, shkollime dhe trajnime në institucionet ushtarake shqiptare.
Ai bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak në Shqipëri, si pjesë e angazhimit të përbashkët për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të të dy vendeve.
Në fund, ministri Maqedonci uroi oficerët e sapodiplomuar për arritjen e tyre, duke u dëshiruar suksese në shërbim të atdheut.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit