Prishtinë, 24 korrik 2026 08:28
Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung publikoi një artikull rreth presidentit serb Aleksandar Vuçiç nga periudha kur ai ishte vullnetar lufte në Sarajevë.
Hulumtimi nga gazetari Michael Martens rezultoi në gjetjen e deklaratave të vjetra të Vuçiçit që konfirmonin se ai ishte krenar për aktivitetet e tij gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Martens në rrjetet sociale rrëfeu tezat kryesore nga teksti i tij, i cili u botua në botimin e shtypur të FAZ, dhe në postimin e tij në X ai thekson se Vuçiç nuk ishte një guidë turistike për të huajt e pasur të “Sarajevo Safari”, por se vetë e vërteta është mjaft e errët.
Në fillim të tekstit, sqarohen rrethanat e luftës dhe situata që mbizotëronte në Sarajevë në periudhën 1992-1995, dhe autori i referohet posaçërisht rrezikut që fshihej në varrezat hebraike.
“Rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës ishte një krim lufte serb, siç është përcaktuar nga Tribunali i Hagës i OKB-së për ish-Jugosllavinë në disa gjyqe, përfshirë edhe kundër gjeneralit serbo-boshnjak Dragomir Millosheviq. Në vitin 2007, gjenerali u dënua me 33 vjet burg për krime kundër njerëzimit: terror kundër popullsisë civile, snajperë, granatime të tregjeve dhe tubime me njerëz. Çdo ditë, për vite me radhë. Një nga vendet e rrethimit ishte varreza hebraike e Sarajevës. Më shumë pjesë “Vendndodhja, e vendosur në shpatet e malit, kontrollohej nga sulmuesit serbë. Nga atje, snajperët shënjestruan qytetin”, shkroi Martens.
Pastaj FAZ e ridrejton vëmendjen e saj te Aleksandar Vuçiç, i cili është aktori kryesor i tekstit të tyre.
“Burri i cili, si vullnetar i ri lufte, ishte i pranishëm të paktën për një farë kohe në mes të aktiviteteve kriminale në Varrezat Hebraike të Sarajevës, është presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Nuk ishin kundërshtarët ose kritikuesit e presidentit ata që nxorën në dritë këtë detaj të shëmtuar të biografisë së tij. Ai vetë foli për këtë me krenari disa herë në intervista në vitet 1990”, thuhet aty.
Duke pasur parasysh që intervistat kontraverse u botuan në gazeta më pak të njohura, të cilat nuk kishin një version dixhital dhe ishin të vështira për t’u gjetur në internet, Martens e varrosi veten në një arkiv të Beogradit.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`