Sarajevë, 23 Korrik 2026 20:20
Republika Serbe, entitet ky i Federatës së Bosnjë Hercegovinës, ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnje dhe Hercegovina, tregojnë të dhënat e Departamentit amerikan të Drejtësisë, të analizuara nga Radio Evropa e Lirë.
Kontrata e fundit me kompaninë izraelito-kanadeze Dickens & Madson është vetëm pjesë e një fushate shumëvjeçare lobimi që autoritetet e Republikës Sërpska zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2015, për këtë qëllim janë shpenzuar të paktën 8.3 milionë dollarë.
Objektivat e lobimit kanë përfshirë, mes tjerash, heqjen e sanksioneve amerikane ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe sfidimin e legjitimitetit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.
Shtetet e Bashkuara i hoqën sanksionet ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2025, ndërsa Schmidt dha dorëheqje në maj të këtij viti.
Nga rishikimi i buxhetit për vitin 2025, autoritetet e Republikës Sërpska ndanë edhe 54.9 milionë marka konvertibile, apo rreth 28 milionë euro, për aktivitete lobuese.
Këto mjete u miratuan nga shumica qeverisëse në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, i udhëhequr nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) e Millorad Dodikut. Në anën tjetër, institucionet shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës kanë angazhuar vetëm një herë një kompani lobuese që nga përfundimi i luftës në vitin 1995.
Kjo ka ndodhur vitin e kaluar, kur për dhjetë muaj është kontraktuar një firmë për të mbrojtur integritetin territorial të shtetit.
Ari Ben-Menashe, ish-oficer i inteligjencës ushtarake izraelite dhe themelues i kompanisë Dickens & Madson, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse pavarësia e Republikës Sërpska mbetet ende objektivi i angazhimit të kompanisë dhe si synon ajo ta promovojë këtë politikë para institucioneve amerikane dhe ndërkombëtare.
“Nuk mund t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve për shkak të detyrimeve të konfidencialitetit që rrjedhin nga kontrata”, tha Ben-Menashe në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit