Prishtinë, 25 korrik 2026 07:08
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë shkarkuar prokurorin Karim Khan, pasi një shumicë prej 82 nga 125 shtete votuan në favor të largimit të tij për shkelje të rënda disiplinore, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale. Khan i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë vendimin përmes rrugëve ligjore.
82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan në favor të largimit të Khan nga detyra, pas rekomandimit të Byrosë Ekzekutive të organit drejtues të gjykatës, raporton Reuters.
Dokumentet e siguruara nga Reuters tregojnë se diplomatët që drejtojnë Byronë Ekzekutive kishin vlerësuar muajin e kaluar se avokati britanik kishte pasur një marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një juriste të re të GJNP-së dhe se duhej të shkarkohej.
“Asambleja vendosi, me shumicën e 82 shteteve palë, se zyrtari i zgjedhur, prokurori Karim Khan, ka kryer shkelje të rënda disiplinore dhe shkelje të rëndë të detyrës … dhe vendosi ta largojë Karim Khan nga detyra”, deklaroi presidentja e organit drejtues të GJNP-së, Paivi Kaukoranta.
arim Khan, 56 vjeç, i ka mohuar të gjitha akuzat. Pas vendimit, avokati i tij, Tayab Ali, njoftoi se klienti i tij do ta kundërshtojë shkarkimin përmes rrugëve ligjore.
“Zoti Khan do ta kundërshtojë ligjshmërinë dhe drejtësinë e këtij vendimi përmes të gjitha mekanizmave ligjorë në dispozicion”, tha ai.
Shkarkimi i Khan aktivizon menjëherë procedurën për zgjedhjen e një prokurori të ri të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Megjithatë, sipas Reuters, nuk pritet që shtetet anëtare të votojnë për pasardhësin e tij përpara vitit të ardhshëm.
Karim Khan u zgjodh prokuror i ICC-së në vitin 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare në maj të vitit 2024, kur kërkoi lëshimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, një veprim që e vendosi gjykatën në qendër të tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?