Prishtinë, 17 korrik 2026 07:59
Një hetim i gjerë ndërkombëtar, i koordinuar nga grupi operativ i Europolit, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të organizuar kriminal që merrej me kontrabandën e migrantëve përgjatë rrugës ballkanike.Autoritetet serbe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të Bullgarisë, arrestuan pesë të dyshuar, përfshirë drejtuesin e grupit dhe dy policë aktivë.
Rrjeti, me bazë në Pirot të Serbisë, dyshohet se nga janari deri në korrik të vitit 2026 ka kontrabanduar të paktën 201 migrantë, kryesisht shtetas afganë, nga Turqia përmes Bullgarisë dhe Serbisë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Gjatë operacionit u sekuestruan tre automjete të përdorura për transportin e migrantëve, armë zjarri, municion, radiolidhje, telefona celularë, si dhe rreth 5.700 euro dhe 40 mijë dinarë serbë.
Sipas hetimeve, rrjeti kishte funksionuar që nga viti 2025. Migrantët transportoheshin nga Turqia në Bullgari, më pas kalonin ilegalisht kufirin drejt Serbisë duke ndjekur koordinata GPS të përcaktuara paraprakisht, ku i prisnin anëtarët e grupit kriminal. Ata u siguronin strehim të përkohshëm dhe transport të mëtejshëm.
Çmimi për transportin nga kufiri bullgar deri në Beograd ishte 1000 euro për person, ndërsa edhe 300 euro të tjera paguheshin për rrugën deri në kufirin me Hungarinë. Pagesat kryheshin kryesisht përmes sistemit informal të transferimit të parave Hawala.
Në suksesin e operacionit kontribuoi bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet policive të rajonit. Katër hetues bullgarë u dërguan në Serbi për të mbështetur aksionin, ndërsa Europol angazhoi një ekspert të specializuar në ditën e operacionit.

SHBA nis valë të re ajrore kundër Iranit
Mali i Zi mbyll sot dy kapituj të tjerë negociatash me BE-në
Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në Bangkok, autoritetet hetojnë për neglizhencë
SHBA-të nisin sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve
Amerika sulmon Iranin
Ekzistojnë dëshmi se Osman Selmani, i arrestuar nga Serbia, ishte refugjat në vitin 1999, apelohet për prova shtesë
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve
Dy javë pa gjurmë – familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij