Prishtinë, 21 korrik 2026 20:21
Reshjet e fundit të breshrit nuk kanë shkaktuar dëme në të gjitha rajonet e Kosovës. Fermerë nga zona e Prishtinës, Lipjanit dhe Obiliqit kanë raportuar se kulturat bujqësore kanë shpëtuar pa pasoja, ndërsa situata paraqitet më e rëndë në disa komuna të tjera të vendit.
Përfaqësues të sektorit të bujqësisë thonë se dëmet e shkaktuara nga breshëri në komuna si Istogu, Skenderaj dhe Klina janë të konsiderueshme, duke rikthyer në vëmendje nevojën për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm financiar për mbështetjen e fermerëve pas fatkeqësive natyrore.
Sipas fermerëve dhe organizatave që përfaqësojnë interesat e tyre, bujqësia në Kosovë vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta, jo vetëm nga breshëri, por edhe nga zjarret, përmbytjet dhe fenomenet e tjera klimatike. Ata kërkojnë krijimin e një fondi të posaçëm ose një skeme të sigurimit të kulturave bujqësore, e cila do të mundësonte kompensimin e dëmeve dhe do t’u ofronte fermerëve më shumë siguri financiare.
Nga Federata Sindikale e Bujqve theksojnë se një marrëveshje me kompani të sigurimeve ose ngritja e një fondi shtetëror do të ishte një garanci e rëndësishme për mbrojtjen e prodhimit bujqësor, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike që po sjellin gjithnjë e më shumë ngjarje ekstreme.
“Më herët kemi bërë thirrje që të krijohet një fond ose të arrihet një marrëveshje me ndonjë kompani që ofron sigurimin e kulturave bujqësore, në mënyrë që fermerët të kenë një mbështetje më të madhe përballë dëmeve të mundshme”, ka thënë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve.
Edhe ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se mbështetja institucionale duhet të forcohet, duke propozuar që në buxhetin e shtetit të parashihet një linjë e veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Sipas tyre, një mekanizëm i tillë do të ndihmonte në ruajtjen e prodhimit bujqësor dhe do të shmangte demotivimin e fermerëve për të vazhduar aktivitetin e tyre.
Pas raportimeve për dëmet në disa rajone të vendit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar për të qenë pranë fermerëve dhe për të adresuar pasojat e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?