Prishtinë, 20 korrik 2026 07:18
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata, pas pritjeve dhe kolonave të raportuara gjatë ditës.
Sipas Ministrisë, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, është mbajtur komunikim i vazhdueshëm me autoritetet kufitare, të cilat kanë bërë të ditur se ngadalësimet e përkohshme janë shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), që ka sjellë procedura shtesë kontrolli.
Për të ofruar mbështetje për qytetarët, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së bashku me stafin e ambasadës, ka vizituar pikën kufitare Bajakovo dhe është takuar me bashkatdhetarët që prisnin në radhë.
Ministria thekson se do të vazhdojë angazhimin për të informuar dhe ndihmuar qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi në kufij është më i lartë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin