Prishtinë, 17 korrik 2026 18:49
Drejtues të Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë Speciale kanë riafirmuar përkushtimin institucional për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës gjatë një vizite në fshatrat Abri e Epërme dhe Poklek i Vjetër në Drenas, ku gjatë luftës së viteve 1998–1999 u kryen disa nga masakrat më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.
Delegacioni u udhëhoq nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, të shoqëruar nga drejtues të strukturave hetimore. Ata u takuan me familjarë të viktimave, të cilët ndanë dëshmitë dhe kujtimet për ngjarjet tragjike që lanë dhjetëra civilë të vrarë.
Sipas autoriteteve, në Abri të Epërme dhe Poklek të Vjetër forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë gjithsej 82 civilë të pambrojtur, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.
Policia e Kosovës theksoi se, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale, do të vazhdojë me intensitet hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës. Institucionet nënvizuan se, pavarësisht kalimit të kohës, çdo dëshmi dhe informacion do të trajtohet me seriozitet, me synimin që autorët e këtyre krimeve të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin