Prishtinë, 17 korrik 2026 08:22
Qytetari Nebi Hoxha ka publikuar një apel publik duke kërkuar ndihmë për sigurimin e dëshmive që, sipas tij, mund të jenë vendimtare në mbrojtjen e Osman Selmanit, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi nën akuza për krime lufte.
Sipas Hoxhës, Selmani akuzohet për ngjarje që pretendohet të kenë ndodhur në periudhën prill–qershor 1999. Megjithatë, ai thotë se informacionet që disponojnë tregojnë se gjatë asaj kohe Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran të Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë arsye, Hoxha u ka bërë thirrje ish-punonjësve të UNHCR-së, Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe organizatave të tjera humanitare që kanë vepruar në kamp gjatë vitit 1999, të ndihmojnë me lista, dokumente, fotografi ose çdo informacion tjetër që mund të dëshmojë praninë e Selmanit në kamp gjatë periudhës në fjalë.
Sipas tij, çdo provë e tillë mund të jetë vendimtare për të vërtetuar vendndodhjen e Osman Selmanit në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat për të cilat ai akuzohet, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor.
Në fund të apelit, Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë sa më shumë njoftimin, me shpresën se do të gjenden dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin