Prishtinë 16 korrik 2026 14:19
Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat përfshijnë referenca për spastrimin etnik të Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Zyrës për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FCDO) tha se këto komente janë “krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”.
“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezana Paunovië, duke përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklaratë.
Sipas FCDO-së, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, stabile dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione.
“Liderët politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, theksohet më tej.
Në fund të deklaratës, autoritetet britanike theksojnë se kanë marrë parasysh edhe distancimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga komentet e ministres Paunoviq.
“Ne marrim parasysh refuzimin që presidenti Vuçiq ua bëri këtyre komenteve”, përfundohet në deklaratë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin