Prishtinë, 16 korrik 2026 07:45
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme, në komunën e Fushë Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 policia ka pranuar informatën për një plagosje në këtë fshat.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga informacionet fillestare rezulton se një person është plagosur, dyshohet me armë zjarri.
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.
Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e të lënduarit apo të personave të dyshuar, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026