Prishtinë, 16 korrik 2026 17:04
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari të krimit kibernetik.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka zbatuar një urdhër të Gjykatës, duke kryer kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit. Hetimet për këtë rast janë zhvilluar në koordinim me autoritetet amerikane, përcjell VeritasInfo.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, ka siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna personale dhe të kartelave bankare, kryesisht të shtetasve të SHBA-së. Më pas, sipas hetimeve, këto të dhëna janë vendosur në platforma të caktuara online për t’u keqpërdorur.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Rasti është në fazën e hetimeve, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara.
Gjatë kontrollit në lokacionin e bastisur janë sekuestruar edhe prova materiale që konsiderohen të rëndësishme për procedurën hetimore.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti