Prishtinë, 13 korrik 2026 20:49
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensinale ka shënuar shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij.
Kurtitha se Nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth €312 milionë.
Ai tha se ky rezultat dëshmon rëndësinë sipas tij të qeverisjes së mirë.
Postimi i plotë:
Rekord i ri i Trustit: €312 milionë kthim bruto në gjashtë muaj
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij.
Nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth €312 milionë.
Së bashku me rezultatet e viteve paraprake, nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka akumuluar rreth €956 milionë kthim bruto nga investimet: 88 milionë euro në vitin 2023, 247 milionë euro në vitin 2024, 309 milionë euro në vitin 2025, 312 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Këto shifra janë lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet e të cilëve ruhen dhe investohen për sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.
Rezultatet e tilla dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale. Institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.
E përgëzoj Bordin, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e Trustit për punën dhe përkushtimin e tyre. Vlera e gjithëmbarshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës tash është 4 miliardë e 245 milionë euro.
Duke e respektuar pavarësinë institucionale dhe profesionale të Trustit, do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e kuadrit ligjor, në mënyrë që kursimet pensionale të qytetarëve të menaxhohen me siguri, transparencë dhe perspektivë afatgjatë.
Një rezultat i mirë për Trustin, një lajm i mirë për kontribuesit dhe një arritje e rëndësishme për Republikën tonë.

Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit