Prishtinë, 13 korrik 2026 10:33
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka nominuar kandidatin Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gashi, i vlerësuar me më së shumti pikë nga procesi i intervistimit të kandidatëve, mori pesë vota të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në një mbledhje të zhvilluar të hënën.
Një anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës votoi për kandidatin Rafet Halimi, ndërsa anëtari Milot Krasniqi abstenoi nga procesi i votimit, raporton Paparaci.
Në përfundimin e mbledhjes, Arian Gashi, kryesues i KPK-së, tha se propozimi i Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit i dërgohet u.d. të presidentes Albulena Haxhiu për dekretim.
“Konstatoi se KPK, pas votimit të fshehtë, me pesë vota për – nominon z. Zejnullah Gashi për Kryeprokuror të Shtetit”, tha Gashi.
Zejnullah Gashi aktualisht ushtron pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Më parë, ai ka shërbyer si prokuror në Prizren.

Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin