Prishtinë, 28 korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se katastrofa humanitare në Gaza dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht të fëmijëve, janë zemërthyese dhe duhet të ndalen menjëherë.
Ajo ka theksuar përkrahjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e të gjitha pengjeve.
“Fëmijët nuk i nisin luftërat, por vuajnë më shumë. Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht prejardhjes apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet. Qasja në ushqim, ujë e barna për më të cenueshmit duhet të jetë prioritet”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ajo shtoi se përkrah një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.
“Derisa të arrihet kjo, çdo përpjekje duhet të bëhet për të ndalur humbjen e jetëve të pafajshme dhe për të zbutur vuajtjet”, përfundoi ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj