Prishtinë, 28 korrik 2025
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë lidhur me dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë. Të akuzuar në këtë rast janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të cilët në kohën e kryerjes së veprës ishin pjesëtarë të policisë në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, përveç dhunimit seksual, të dy të akuzuarit dyshohet se kanë kryer edhe krime të tjera të luftës, si maltretime, plaçkitje dhe tortura, por këto nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë konkrete.
Rasti i dhunimit ka ndodhur në lagjen Kolovicë të Prishtinës. Viktima është dhunuar nga gjashtë persona, ndërsa vetëm Rajkoviq dhe Deniq janë identifikuar nga ajo. Dhunimi është kryer para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor.
Ky është rasti i katërt që arrin përfundimin në gjykatë dhe është trajtuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Gjykimi është zhvilluar në mungesë, për shkak të pamundësisë për t’i arrestuar të dyshuarit.
Deri më tani, janë dhënë tri aktgjykime për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë: Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg në një rast, në një rast tjetër është shpallur i pafajshëm, ndërsa Zhivojin Nesiq, i njohur si “Zhika”, është dënuar me 15 vjet burgim.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi