Prishtinë, 28 korrik 2025
Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Aleksander Vlajiq për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut, më 6 dhjetor 2022. Pantiq u dënua me 2 vjet burg, ndërsa Milenkoviq dhe Vlajiq me nga 5 vjet. Miomir Vakiq u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga akuza.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjyqtari Valon Kurtaj. Milenkoviq dhe Vlajiq u dënuan për vepër penale terroriste, ndërsa Pantiq për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Të treve do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Milenkoviq mbetet në paraburgim.
Të dënuarit obligohen të paguajnë shpenzimet gjyqësore dhe kontributin për fondin e viktimave. Komisioni Komunal Zgjedhor u udhëzua për kërkesën pasurore-juridike në kontest civil.
Ndaj aktgjykimit mund të bëhet ankesë. Në seancën fillestare më 30 janar 2024, të katërtit ishin deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës, më 6 dhjetor 2022 ata kishin hedhur granata dhe shok-bomba ndaj zyrave të KKZ-së. Aktakuza u ngrit më 13 dhjetor 2023 nga PSRK.
Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në Jarinjë. Fillimisht i ishte caktuar paraburgim, e më pas arrest shtëpiak. Arrestimi i tij kishte shkaktuar tensione dhe vendosje të barrikadave në veri.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit