Prishtinë, 5 korrik 2026 07:30
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se kinematografia kosovare ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ajeti bëri të ditur se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është shpallur fitues i çmimit CineMasters Award në kuadër të Filmfest München 2026.
“Një tjetër sukses për kinematografinë kosovare. Filmi ‘Shame and Money’, me regji të Visar Morina, është shpallur fitues i CineMasters Award në Filmfest München 2026”, ka shkruar Ajeti.
Ambasadori uroi regjisorin Visar Morina dhe gjithë ekipin realizues për këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke e cilësuar çmimin si një arritje të re për filmin dhe kinematografinë e Kosovës.
Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e prezantimit të filmit kosovar në festivalet prestigjioze ndërkombëtare dhe e vlerësimit që po marrin produksionet vendore në skenën evropiane.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë