Preshevë, 27 Korrik 2025
Shqiptarët në Serbi vazhdimisht janë diskriminuar dhe madje vazhdimisht kanë kërkuar të drejtat sikur serbët që duan në Kosovë.
Në anën tjetër, ata kërkonin që ndërkombëtarët të mos heshtin përballë padrejtësive që bëhen atje.
Por, siç duket Bashkimi Evropian është duke e ndjekur situatën atje dhe për këtë ka folur presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Costa në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit, ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Analisti nga Presheva, Kujtim Sadriu, kritikon deklaratën e Costas, madje e quan llomotitje. Sadriu, thotë se nuk e di sesa duhet ndjekur nga afër diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, kur tashmë ekzistojnë disa raporte për këtë dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj