Prishtinë 30 Qershor 2026 14:24
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh U.D. Presidente, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2025.
Dorëzimi i Raportit u bë në përputhje me dispozitat e neneve 28 dhe 59 të Ligjit 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes të cilave përcaktohet detyrimi i BQK-së për të raportuar para Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues i vendit.
Me këtë rast, Ismaili njoftoi Haxhiun për përmbajtjen kryesore të Raportit Vjetor 2025, i cili pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale.
Ai theksoi se ekonomia dhe sistemi financiar i vendit ruajtën stabilitetin gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar mbeti i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë.
Haxhiu vlerësoi punën e Bankës Qendrore gjatë vitit 2025, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, përkundër sfidave që buruan nga zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në nivel ndërkombëtar.
Në këtë takim, Haxhiu çmoi pavarësinë dhe integritetin institucional të Bankës Qendrore, duke ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe llogaridhënëse.
“Kryetarja shprehu përkrahjen e Kuvendit për proceset reformuese në sektorin financiar, veçanërisht për përafrimin e kornizës rregullatore me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për përgatitjet për integrimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një proces me përfshirje ndërinstitucionale që, përveç forcimit të sistemit financiar, pritet t’u kursejë mërgimtarëve tanë rreth 60 milionë euro në vit në kosto të transfereve financiare.Në përmbyllje, Kryetarja Haxhiu shprehu gatishmërinë e Kuvendit për të mbështetur proceset reformuese përmes avancimit të agjendës legjislative dhe thellimit të bashkëpunimit institucional me institucionet e pavarura, në funksion të zhvillimit të vendit dhe përmbushjes së prioriteteve të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
Seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviq, sot dëshmon Naim Elshani
Kosova i bashkohet festës së 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së
Produktet “Made in Kosova” tashmë njihen ndërkombëtarisht, hapen mundësi të reja për eksport në Evropë
Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjysmën e parë të vitit
Gjykata Themelore do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit
U miratua unanimisht si i pavlefshëm vendimi për heqjen e tabelës “E dua Mitrovicën”