Prishtinë 30 Qershor 2026 8:44
250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shënohet me një sërë aktivitetesh në Kosovë.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, do të organizojë një pritje solemne në kuadër të kremtimit të këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan.
E në prag të festimeve, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur një flamur gjigant amerikan në hapësirat e saj, si pjesë e aktiviteteve simbolike që i paraprijnë shënimit të 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Ndërkohë, aktivitet për këtë përvjetor do të organizohet edhe nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 10:00 dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë, partneritetit dhe miqësisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së