Prishtinë, 30 qershor 2026 08:10
Numri i bizneseve të reja në Kosovë ka shënuar rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar një trend pozitiv në zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe ndërmarrësisë në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në periudhën nga 1 janari deri më 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, krahasuar me 6,297 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo paraqet një rritje prej rreth 8.5 për qind.
Sipas ministrisë, ky zhvillim dëshmon për një klimë gjithnjë e më të favorshme për ndërmarrësit dhe investimet, si dhe për besimin në rritje të sektorit privat në ekonominë e Kosovës.
Ministria thekson se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin bizneset përmes politikave zhvillimore, lehtësimit të procedurave administrative dhe programeve të ndryshme financiare, me synim krijimin e kushteve më të mira për hapjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të reja.
Rritja e numrit të bizneseve të regjistruara konsiderohet një tregues pozitiv për ekonominë e vendit, pasi pritet të ndikojë në zgjerimin e aktivitetit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e sektorit privat.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim