Prishtinë, 29 qershor 2026 21:43
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Armend Muja, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla.
Gjatë vizitës, palët kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi që synojnë thellimin e koordinimit institucional dhe avancimin e politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor.
Sipas njoftimit, dokumentet e nënshkruara përfshijnë edhe zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, mbështetjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.
Një ndër prioritetet e bashkëpunimit mbetet modernizimi i sektorit të bujqësisë përmes digjitalizimit të shërbimeve, forcimit të kërkimit shkencor, inovacionit dhe transferimit të teknologjive bashkëkohore, me synim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë.
“Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dy vendet tona”, theksohet në fund të njoftimit.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim