Prishtinë, 29 qershor 2026 14:01
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur ngushëllime për policin, Rexhep Gashi i cili u goditë për vdekje nga një veturë në Vërmicë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sveçla ka thënë se në këto momente qëndrojnë me familjen Gashi, duke vlerësuar përkushtimin e policit Gashi.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Gashi, kolegët e të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe, ndërsa u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, që të parandalohen tragjedi të tilla. Qoftë i përjetshëm kujtimi për zyrtarin policor Rexhep Gashi, i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij i shërbeu me përkushtim Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së