Prishtinë, 29 qershor 2026 08:29
582 vjet më parë u zhvillua Beteja e Torviollit, një nga fitoret më të rëndësishme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane. Beteja, e zhvilluar më 29 qershor 1444 në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme, konsiderohet si fitorja e parë e madhe e ushtrisë arbërore të bashkuar.
Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë për t’i bërë ballë pushtimit osman, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej rreth 25 mijë ushtarësh, të udhëhequr nga një prej komandantëve të tij më të njohur, Ali Pasha i Shkupit.
Skënderbeu, me një ushtri dukshëm më të vogël, u doli përpara forcave osmane në fushën e Torviollit dhe, falë një strategjie të mirëmenduar, arriti t’i zinte në befasi kundërshtarët.
Sipas kronikave të kohës, në betejë u vranë rreth 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa humbjet në anën arbërore ishin vetëm disa qindra luftëtarë.
Kjo fitore pati jehonë të madhe në Evropë, pasi për herë të parë një ushtri e krishterë arriti të mposhtte një forcë të madhe osmane në një betejë të hapur. Fitorja e Torviollit rrëzoi mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë osmane dhe shënoi fillimin e një rezistence 25-vjeçare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili u bë simbol i qëndresës shqiptare dhe një nga strategët më të shquar ushtarakë të shekullit XV.

Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim