Prishtinë 27 Qershor 2026 14:47
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu triumfoi në luftën për medalje ndaj bjelloruses Yana Makretskaya, të cilën e mposhti me “waza-ari”.
Garën në Kinë, Laura e nisi me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa më pas kaloi edhe turken Ozlem Yildiz, duke fituar me “ippon”. Në çerekfinale, ajo zhvilloi një përballje të fortë me japonezen Narumi Tanioka, por u mposht pas një dueli dramatik që zgjati 7 minuta e 44 sekonda.
Megjithatë, xhudistja kosovare u rikthye fuqishëm në repesazh, ku fillimisht mposhti italianen Thauany Capanni Dias, ndërsa më pas siguroi medaljen e bronztë me fitoren ndaj Makretskayas.
Kjo është medalja e dytë për Fazliun gjatë këtij viti, pas të argjendtës së fituar në Grand Prix të Austrisë më 6 mars.
Me vendin e tretë në Qingdao, Laura Fazliu ka arkëtuar edhe pikët e para në ciklin kualifikues për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”. Për medaljen e bronztë në Grand Prix, asaj i takojnë 350 pikë olimpike.
Kosova në këtë garë u përfaqësua me pesë xhudistë, por vetëm Laura Fazliu arriti të ngjitet në podium. Dardan Cena dhe Erza Muminoviq shënuan nga një fitore, ndërsa Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha u ndalën në raundet e para.
Në Grand Prix të Qingdaos po marrin pjesë rreth 500 xhudistë nga 57 shtete.

Fillim i suksesshëm i Kosovës në Ligën B
Sonte Kosova-Irlanda, Dardanët synojnë ta nisin me fitore
Foda para sfidës me Irlandën: Kosova synon fitore, Muriqi kapiten
Sadiku siguron medalje evropiane në boks
Hallgrimsson: Barazimi me Kosovën do të na kënaqte
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve