Prishtinë, 27 qershor 2026 12:18
Programi sportiv i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” po merr formën përfundimtare, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar se në edicionin e XXI-të do të zhvillohen 24 disiplina sportive, duke e bërë këtë një nga programet më të pasura në historinë e kësaj ngjarjeje.
Sportet e planifikuara janë: atletika, noti, polo në ujë, lundrimi, basketbolli 3×3, boksi, çiklizmi, skermë, futsalli, gjimnastika, hendbolli, xhudo, karateja, mundja, peshëngritja, qitja, taekwondo, tenisi, pingpongu, volejbolli, badmintoni, boules, triatloni dhe kanotazhi.
Risia më e madhe e këtij edicioni është përfshirja e futsallit, i cili do të zëvendësojë futbollin tradicional në programin e Lojërave Mesdhetare.
Komiteti Organizativ ka lënë gjithashtu hapësirë për përfshirjen e dy ose tre sporteve shtesë. Në shqyrtim mbeten disiplina si Baseball5, kickboxingu, canoe sprint dhe sportet e skating-ut, për të cilat vendimi përfundimtar pritet të merret në fazat e ardhshme të organizimit.
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të mbledhin rreth 5 mijë sportistë nga 26 shtete të rajonit mesdhetar, ndërsa garat do të zhvillohen në disa qytete të Kosovës. Disiplina e lundrimit do të organizohet në Durrës, në kuadër të bashkëorganizimit me Shqipërinë.
Edicioni i vitit 2030 do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 4 gusht dhe konsiderohet ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt