Prishtinë, 27 qershor 2026 17:20
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në vend priten temperatura të larta që kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.
Sipas njoftimit të institucionit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë.
Instituti ka theksuar se fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta.
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në të nxehtë, të mbajnë ambientet e banimit sa më të freskëta, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të kujdesen veçanërisht për foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt