Prishtinë 24 Qershor 2026 12:51
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve te tyre që shërbejnë në këtë mision për ta mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj, deklaron shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano
Barbano në intervistën e fundit si shef i Misioni të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, thotë se, EULEX si reaguesi i dytë në Kosovë është gati të ndërhyjë në rast se është e nevojshme, gjë që sipas tij, ky është një mesazh politik shumë i rëndësishëm.
“Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, ndërsa KFOR-i është reaguesi i tretë. Në mes tyre, EULEX vepron si reaguesi i dytë i sigurisë, me kërkesë të qartë të Policisë së Kosovës, nëse situata e kërkon. Duke e bërë këtë, ne ushtrojmë rolin tonë si reagues i dytë në përputhje me vullnetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të rrezikojnë jetën e policëve të tyre që shërbejnë në EULEX për të mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj. Ky është një mesazh politik shumë i rëndësishëm që duhet kuptuar. Do të thotë se ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse është e nevojshme”, thotë Barbano për KosovaPress.
Ai tutje thekson se EULEX-i mbetet i përkushtuar për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë, teksa shtoi se kanë mekanizma për të marrë përforcime nga njësitë rezervë policore në rast nevoje
“Shpresojmë që të mos ketë nevojë për këtë, por kemi gjithashtu mekanizma për të marrë përforcime nga njësitë rezervë policore të siguruara nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të kontribuar në përpjekjet për ruajtjen e sigurisë. Në këtë drejtim kemi përmirësuar mekanizmat për trajnim të përbashkët dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit, si dhe kemi rritur ndërveprueshmërinë tonë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Kjo ka dëshmuar efektivitet në disa raste”, nënvizon ai.

Hetemi takon ish-të burgosurit politikë, përgatitet forumi i përbashkët
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Vlora Hyseni u dorëzohet autoriteteve shqiptare në Vërmicë
Trump në OKB falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Gaza
Administrata Tatimore e Kosovës forcon inspektimin dhe mbledhjen e borxheve me 39
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami
Sadiku siguron medalje evropiane në boks
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Hallgrimsson: Barazimi me Kosovën do të na kënaqte
Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike