Prishtinë, 23 qershor 2026 12:26
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë më 2 korrik një nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, duke u përballur me Shqipërinë.
Takimi, që konsiderohet me peshë të madhe për synimet e Kosovës në këtë cikël garues, do të luhet në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian të basketbollit, ndërsa përballja me Shqipërinë pritet të zgjojë interesim të madh te tifozët e të dyja vendeve.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga publiku, duke synuar një atmosferë të zjarrtë në Prizren për këtë duel rajonal me rëndësi të veçantë.

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale