Prishtinë 23 Qershor 2026 9:37
Një raport i Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar shkelje serioze në barnatoren “Laketic Panta Rei në Mitrovicë të Veriut.Sipas raportit të siguruar nga Front Online, gjatë inspektimit të kryer më 7 korrik 2025, barnatorja është gjetur e hapur, ndërsa shërbimi profesional i dispensimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale po ofrohej nga Ana Petkovic, e cila sipas dokumentit, nuk është me profesion farmaciste.Në raport thuhet se shërbimi nuk po ofrohej nga farmacisti përgjegjës i barnatores, Berat Fazliu, me numër licence RKS-1040-21, e as nga ndonjë farmacist tjetër zëvendësues.Pak minuta pas fillimit të inspektimit, në barnatore ka arritur edhe pronari Vojislav Laketic, i cili, sipas raportit, ka qëndruar gjatë gjithë kohës së inspektimit dhe ka bashkëpunuar me ekipin inspektues.
Por gjetjet më të rënda lidhen me produktet medicinale që inspektorët kanë hasur në pjesën e rafteve të barnatores.Sipas raportit, në prezencë të pronarit Vojislav Laketic dhe Ana Petkovic, inspektorët kanë gjetur produkte dhe pajisje medicinale të paautorizuara për tregun e Republikës së Kosovës. Të njëjtat janë konfiskuar dhe fotografuar në vendin e gjetjes për t’u përdorur si dëshmi.Në mesin e produkteve të gjetura, sipas raportit, kishte barna me banderolë nga Serbia, me banderolë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me banderolë nga Republika e Shqipërisë, produkte pa banderolë, si dhe barna me banderolë të kuqe të Republikës së Kosovës.Këto të fundit, sipas raportit, janë barna të destinuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe jo për barnatore komunitare private.
Pas përfundimit të inspektimit, inspektorët kanë hartuar procesverbalin me numër serik 000458, ku janë evidentuar gjetjet. Po ashtu janë plotësuar gjithsej tetë fletë përmbledhëse për produkte dhe pajisje medicinale të konfiskuara.
Dokumenti është nënshkruar nga trupa inspektuese, pronari Vojislav Laketic dhe Ana Petkovic. Në raport thuhet se procesverbali i është lexuar pronarit dhe është nënshkruar pa asnjë vërejtje nga ana e tij.
Në pjesën e konstatimeve, Inspektorati Farmaceutik thekson se barnatorja posedonte licencë pranë AKPPM-së, me numër licence L5-0596/24/09/2024, dhe numër biznesi 813111706, me farmacist përgjegjës Berat Fazliu.
Megjithatë, sipas raportit, në momentin e inspektimit shërbimi profesional po ofrohej nga një person që nuk ishte farmaciste, ndërsa farmacisti përgjegjës nuk ishte prezent.
Inspektorati ka konstatuar se Berat Fazliu, në cilësinë e farmacistit përgjegjës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, sipas të cilit barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacistë të licencuar.
Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 mars 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Pjesa 19

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista