Prishtinë, 22 qershor 2026 11:12
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe rrezikun e shtuar të shpërthimit të zjarreve në ambiente të hapura.
Sipas autoriteteve, zjarret përbëjnë rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin, duke shkaktuar pasoja të rënda sa herë që ndodhin.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, si përdorimi i shkrepëseve, cigareve, grilave apo ndezja e zjarreve në natyrë, veçanërisht në kushte të thata dhe me temperatura të larta.
Gjithashtu, qytetarët janë inkurajuar që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar zjarrvënieje apo personat që mund të jenë të përfshirë në këto veprime.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë individëve që, me dashje apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre.
Policia ka theksuar se angazhimi i saj do të jetë i plotë në parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të zjarrvënieve në të gjithë vendin.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës