Prishtinë, 22 qershor 2026 07:15
Temperaturat e larta po kthehen, e bashkë me to edhe edhe rreziku për ata që janë më të ekspozuar në rrezet e diellit: punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë.
Për këtë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura kanë kërkuar rikthimin në fuqi të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që mes tjerash kufizonte orarin e punës dhe lironte nga puna kategori të caktuara.
Rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve i konsideron temperaturat ekstreme eksperti i sigurisë në punë, Arian Ibishi, teksa përmend edhe obligimet e punëdhënësve për punëtorët.
“Sigurimi i ujit të pijës në sasi të mjaftueshme duhet të jetë kyç, pushime të rregullta në vendet e punës ku mundet me pas edhe hije të freskëta, shmangien e punëve të rënda gjatë procesit të punës”, ka thënë Ibishi.
Për efektet, flet mjeku familjar Rushit Ismajli, që përmend edhe profesione të tjera që mund të preken.
‘Ata të cilët punojnë në ndërtimtari, në bujqësi apo edhe në ambiente të mbyllura, në kuzhina edhe kjo mund të shkaktoj që të ngulfaten për shkak të mungesës së avullimit të tyre, mumgesës së largimit të temperaturës, mund të shkaktoj marramendje mund të shkaktoj mundim apo në raste ekstreme edhe humbje të vetëdijes”, ka thënë Ismajli.
Përveç punëtorëve të ekspozuar direkt në rreze dielli, Ismajli përmend edhe kategori të tjera që mund të kenë telashe shëndetësore.
‘Ne zakonisht flasim për grupmoshat që janë më të rrezikuara, si fëmijët, gratë shtatëzënat personat me sëmundje kronike sidomos me hipertension por të rrezikuar më shumë janë punonjësit e ndërtimtartisë sepse ata qëndrojnë në temperatura të larta”, ka shtuar Ismajli.
Në dy vitet paraprake Ministria e Shëndetësisë, kryesisht në muajin korrik, ndër të tjerash kishte ndërmarrë masa kufizuese, duke ndaluar punën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Me vendim të ministrisë, liroheshin nga puna shtatzënat e shkurtohej orari për qytetarët me sëmundje kronike.
Nga ky institucion thanë që deri më tani nuk kanë pranuar rekomandime nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike për marrje të masave.
Temperaturat e larta, tashmë kanë prekur disa vende evropiane, ku edhe janë regjistruar viktima.

Kurti kërkon kohë shtesë, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit
Udhëtimi i bashkatdherarëve drejt Kosovës shoqërohet me trajtim të pabarabartë, kontrolle të gjata, presione dhe zhvatje në Serbi
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat edhe 9 zyrtarëve serbë shkaku i mosparaqitjes në punë
Nëntë ditë gërmime në Kalludër, lokacioni i tretë ende nën hetime
Shteti fillon kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit
Kurti: Ura e re mbi Ibër forcon lidhjet mes berout dhe jugut të Mitrovicës
Zero transparencë në gjashtë komuna të drejtuara nga Lista Serbe
Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre