Prishtinë, 26 korrik 2025
Osmani: Policia jonë, fortifikata e sigurisë në çdo pëllëmbë të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar me respekt të thellë 24 policët e rënë në detyrë, të cilët dhanë jetën për jetën, lirinë dhe sovranitetin e Kosovës.
“Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri janë heronj të ditëve tona, që treguan se Kosova nuk përkulet përballë askujt. Bashkë me ta kujtojmë edhe 22 policët e tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i mbulojë kurrë pluhuri i harresës,” ka theksuar Osmani.
Ajo shtoi se sakrifica e tyre jeton në çdo uniformë dhe në çdo hap të Policisë së Kosovës, e cila sot me përkushtim mbron atdheun, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë tensioni.
“Lavdi përjetë të rënëve në krye të detyrës! Faleminderit Policisë sonë që mbetet fortifikata e sigurisë në çdo pëllëmbë të Kosovës!” – përfundoi Osmani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj