Prishtinë, 26 korrik 2025
Osmani përkujton Adem Demaçin: “Emri i tij do të jetojë sa vetë liria!”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si simbol të qëndresës, disident të pathyeshëm dhe zë të të pambrojturve.
“Adem Demaçi ishte një njeri i lirë edhe në periudhat më të vështira të jetës së tij. Edhe prapa grilave ai mbajti qëndrime të qarta e të guximshme,” ka theksuar Osmani.
Ajo kujtoi se Demaçi gjithmonë zgjodhi rrugën e paqes dhe pajtimit, pavarësisht sakrificës personale.
“Në vend të hakmarrjes, ai predikoi paqen. Në vend të urrejtjes, mbolli pajtimin. Në vend të frikës, foli me guxim për të vërtetën.”
Presidentja vlerësoi lart sakrificën e tij, duke nënvizuar se Demaçi ia kushtoi lirinë e tij personale lirisë kolektive të popullit shqiptar.
“Emri i tij do të jetojë sa vetë liria! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Bacën Adem!” përfundoi Osmani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj