Prishtinë, 20 qershor 206 14:10
Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, të dielën do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili për vite me radhë ishte në Listën e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, rivarrimi do të zhvillohet më 21 qershor 2026 në varrezat e fshatit Kodrali të Deçanit, duke filluar nga ora 16:00.
Para ceremonisë së rivarrimit, nga ora 15:00 do të mbahen homazhe pranë “Lapidarit të Ri” në fshatin Kodrali, ku familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë kujtimin e dëshmorit.
Organizimi i ceremonisë do të bëhet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i ka shprehur ngushëllimet familjes Pepaj, duke ritheksuar përkushtimin institucional për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave që u zhdukën me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës