Prishtinë 20 Qershor 2026 9:48
Gjatë gërmimeve të kryera në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 19 qershor 2026, ndërsa dyshohet se mbetjet mund të jenë të një personi të zhdukur në periudhën 1998-1999.
Pas gjetjes së eshtrave, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet kompetente, ndërsa mbetjet mortore janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe identifikim.
“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, ka thënë policia.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës