Prishtinë, 19 qershor 2026 14:31
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, pas një hetimi që ka përfshirë analizimin e provave dhe dokumentacionit përkatës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri B.K., në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, gjatë viteve 2020 dhe 2021 dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit. Ai akuzohet se ka nënshkruar gjithsej 89 kontrata pune, përfshirë 37 kontrata me afat të caktuar, pa shpallur konkurs publik, ndonëse të punësuarit kanë mbuluar pozita të rregullta pune.
Sipas aktakuzës, kontratat janë lidhur në kundërshtim me Ligjin e Punës, ndërsa më pas janë vazhduar pa ndjekur procedurat e parapara ligjore. Po ashtu, B.K. dyshohet se ka nxjerrë vendime për avancimin e punëtorëve pa respektuar procedurat përkatëse, duke i shkaktuar ndërmarrjes një dëm financiar prej 114 mijë e 535 eurosh.
Në të njëjtën çështje, i pandehuri N.Rr., i cili ushtronte detyrën e koordinatorit në këtë kompani, akuzohet për ushtrim ndikimi.
Sipas Prokurorisë, ai gjatë muajit mars të vitit 2021 dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar nga 1.500 euro nga disa persona, duke u premtuar atyre se do të ndikonte në vendimmarrjen e kryeshefit ekzekutiv për punësimin e tyre në kompani.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi