Prishtinë 18 Qershor 2026 8:17
Akuza për vrasje, dëbim e shkatërrim të pasurive të paluajtshme, rëndojnë mbi supet e Jusuf Shujak.
Gjithë këto vepra penale janë të përfshira në aktakuzën për krime lufte, me të cilën cilën Shujak po përballet nga shkurti i vitit 2025.
Procesi gjyqësor po shkon drejt fundit.
Të mërkurën ishte planifikuar të dëgjohej edhe dëshmitari i fundit i Prokurorisë Speciale.
Mirëpo, i njëjti ndodhet jashtë vendit çka solli telashe për dëgjimin e tij.
“Kemi bërë përpjekje përmes rrugëve informatike që të krijohen kushtet që i njëjti të dëgjohet përmes videolinkut. Ne kemi planifiku që për sot të vazhdojmë me dëgjimin e këtij dëshmitari, mirëpo autoritetet britanike na kanë informu se nuk janë të gatshëm që sot të sigurohet kjo lidhje”, ka thënë Shala.
Nga trupi gjykues u njoftua se ky dëshmitar sipas autoriteteve britanike do të jetë i qasshëm pas tre muajsh.
“Datën që na kanë caktu autoritetet britanike është 30 shtator”, ka thënë tutje Shala.
Me këtë rast, për shkak të ekonomizimit të çështjes, nga Prokuroria Speciale ishin të mendimit që në ndërkohë të administroheshin provat.
“Kodi i Procedurës përcakton këtë renditje, që së pari përfundojmë me dëshmitarët dhe pastaj administrohen provat. Por, kjo është e karakterit teknik dhe juridikisht nuk ka asnjë shkelje esenciale. Ne kemi propozu katër prova, të cilat edhe ashtu nuk kanë lidhshmëri me dëshmitarin e propozum fare”, theksoj Morina.
Krejt ndryshe, u deklarua mbrojtësi i të akuzuarit.
“Me 30 shtator le ta dëgjojmë dëshmitarin dhe pastaj të vazhdojmë me administrimin e provave”, u shpreh Pantoviq.
Si përfundim, trupi gjykues vendosi që fillimisht të dëgjohej dëshmitari i fundit në shtator, e pastaj të vazhdohet me rrjedhën normale të gjykimit.
Sipas aktakuzës, Jusuf Shujak krimet i kreu gjatë periudhës kohore 1998 – 1999, kryesisht në rajonin e Gjakovës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi