Prishtinë, 17 qershor 2026 18:30
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar Gjykatës Speciale pak pasi ajo prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë në Hagë.
Avokati shkroi në një postim në Facbook se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim atje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, shkroi Misetic.
Në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës Speciale, Michael Doyle, thuhet se kjo gjykatë garanton “të drejtat për një gjykim të drejtë për të akuzuarit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.
“Gjyqtarët zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të saj. Nëse një i pandehur mendon se rregullat nuk po zbatohen siç duhet, ai mund të apelojë vendimet te një panel i veçantë i gjyqtarëve të pavarur. Të pandehurit mund të paraqesin gjithashtu një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe mund t’i drejtohen Dhomës së Gjykatës Kushtetuese nëse mendojnë se të drejtat e tyre individuale të njeriut janë shkelur. Ky sistem pasqyron mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ekziston edhe para gjykatave të tjera në Kosovë. Të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër rastesh, e kanë bërë këtë me sukses”, tha zëdhënësi i Speciales.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind