Prishtinë, 17 qershor 2026 08:27
Një dokumentar i realizuar nga Radiotelevizioni i Serbisë, i cili kishte për synim të sfidonte versionin e njohur ndërkombëtarisht për Masakrën e Reçakut, ka rikthyer në qendër të vëmendjes identitetin e personave që morën pjesë në operacionin e 15 janarit 1999.
Filmi dokumentar “Dosja e Kosovës – Reçaku”, i prodhuar në bashkëpunim me institucionet shtetërore serbe, tenton t’i paraqesë pjesëtarët e forcave serbe si protagonistë të një operacioni policor, që u shndërrua në një akt terrorizmi, e që më vonë do të njihet si një nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë – Masakra e Reçakut.
Megjithatë, paraqitja publike e pjesëmarrësve në operacion ka prodhuar efektin e kundërt. Në vend që t’i shndërrojë në heronj, dokumentari ka ndihmuar në identifikimin e personave që kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme të Reçakut.
Njëri prej të arrestuarve të fundit për krime lufte në Reçak, është personi që në ditën e krimit është xhiruar duke shkelmuar derën e një shtëpie, pretendon Prokuroria Speciale.
Masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, konsiderohet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Ngjarja u dënua nga bashkësia ndërkombëtare dhe u cilësua si krim kundër njerëzimit nga William Walker, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.
Përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur Reçakun si një operacion të zakonshëm policor apo ushtarak bien ndesh me faktet e dokumentuara ndër vite nga organizatat ndërkombëtare, raportet e misioneve monitoruese dhe dëshmitë e të mbijetuarve.
Më shumë se 27 vjet pas masakrës, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa çdo përpjekje për të ndryshuar narrativën e ngjarjeve të janarit 1999 vazhdon të kundërshtohet nga studiues, institucione dhe organizata që e konsiderojnë Masakrën e Reçakut një fakt të dëshmuar historikisht.
Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Reçaku II”.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin